Zjarret në Havai, shkon në 89 numri i viktimave

LAJMEBOTË

8/13/20231 min read

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Hawaii, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan.

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Hawaii, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan. Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, siç njoftoi guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raportojnë mediat e huaja.

“Ne kemi numëruar 89 të vdekur”, tha Green. “Do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai.

Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën e shkatërrimit në Laheina. “Gjithçka u shkatërrua, gjithçka. Po më thyhet zemra”, tha 80-vjeçari Anthony Garcia, i cili prej 30 vitesh ka zgjedhur Lahainën si shtëpinë e tij.

Rreth tij, të mbijetuarit kërkojnë me shpresën për të gjetur foto ose objekte. Nga dyqanet, hotelet dhe restorantet që i dhanë karakterin e qytetit turistik me 13.000 banorë, nuk ka mbetur pothuajse asgjë.

Në këtë peisazh rrënimi, banorët po përpiqen të kuptojnë se si mund të kishte marrë përmasa të tilla kjo tragjedi. Kështu veproi edhe gjyqësori, duke urdhëruar një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale. Maui përjetoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës, dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit, ndërsa sirenat e alarmit të zjarrit nuk u aktivizuan. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, të ndihmuar nga qen të trajnuar, kanë mbërritur në Maui për të kërkuar viktima.