Vrasja në Klinë, Policia shpall në kërkim një të dyshuar

LAJMEKOSOVE

8/8/20231 min read

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:

  • TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

  • “Vrasje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: