Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Klinë

LAJMEKOSOVE

8/7/20231 min read

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari ka arritur të arratiset nga vendi i ngjajrjes.