Si të veprohet kur fëmijët kanë diarre dhe të vjella

KOSOVELAJMESHËNDETËSI

8/13/20231 min read

Kur fëmija juaj ka një virus të stomakut, të vjellat dhe diarreja mund të jenë mjaft intensive për ditën e parë ose më shumë. Është me të vërtetë e rëndësishme të mbahen fëmijët të hidratuar gjatë kësaj kohe. Shumë prindër shqetësohen sepse fëmijët e tyre nuk duan të hanë. Të mos hash është gjë e mirë. Nëse i detyroni ata të hanë me zor, ata mund ta humbasin përsëri ushqimin duke vjellë, ka shkruar BabyCenter.

Pankaj Vohra, gastroenterologe pediatër ka thënë se kur fëmija të jetë gati për pak ushqim, provoni disa nga këto këshilla për ta ndihmuar të shërohet dhe të mbajë energjinë:

Ndryshoni ambientin e foshnjës suaj. Luani disa rima të këngëve sikur në çerdhe, hapni perdet ose thjesht mbajeni në prehër ndërsa jeni ulur në divan. Mos i lëvizni shumë nga dora në dorë. Mundohuni të mos e detyroni fëmijën tuaj të hajë. Në vend të kësaj, me butësi e shtyni të provojnë ushqimet dhe pijet që i pëlqejnë.

Pas çdo lëvizjeje të lirshme dhe të ngadaltë, jepuni fëmijëve disa lugë të vogla nga një pije që u pëlqen. Disa opsione të mira përfshijnë ujin dhe pijet me elektrolite që të mos i humbasin lëngjet.

Ofroni fruta fëmijës tuaj që janë të pasura me kalium si bananet dhe mollet. Ushqime të tjera të mira mund të jenë edhe buka e thekur dhe kosi.

Vohra thotë se është mençuri të mos i jepni foshnjës pije ose ushqim të sheqerosur, si lëngje frutash e ëmbëlsira. Ushqime të tjera që mund të përkeqësojnë gjendjen e foshnjës suaj përfshijnë sallata të papërpunuara dhe ushqim pikant.