Shuarja e zjarreve në Shqipëri, Rama publikon fotografi të Forcave të Armatosura

LAJME

7/27/20231 min read

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar mirënjohje ndaj efektivëve për punën e bërë në gjithë territorin e Shqipërisë duke publikuar dhe disa fotografi të tyre gjatë misionit së shuarjes së zjarreve.

“Respekt dhe mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave të emergjencave civile dhe efektivëve të Forcave të Armatosura që u përballën me shuarjen e zjarrit në territorin e vendit dhe janë gjithmonë në shërbim në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, disa zona në Shqipëri në këto ditë të nxehta është përballuar me disa vatra të zjarreve, kryesisht në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit.