Rritet numri i pensionistëve në Suharekë.

LAJMEEKONOMI

7/27/20231 min read

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema pensioneve bazë të moshës.
Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës - pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.
Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.

Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës gjatë muajit qershor në tërë Kosovën ishte 148.111.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës figuron se në Komunën e Suharekës në muajin maj të këtij viti janë regjistruar gjithsej 4.686 persona të cilët marrin pensione bazike të moshës.