Rita Ora zbulon se si miqësia kaloi në dashuri, ndërsa flet për martesën me Taika Waititin

Blog post description.

MAGAZINA

7/27/20231 min read

Këngëtarja, 32 vjeçare, e cila u martua me producentin, 47 vjeç, në gusht 2022 pas lidhjes për pak më shumë se një vit, u shfaq me plot shkëlqim në imazhet e reja.

Në njërën nga fotografitë, ajo u mbulua me një xhaketë dhe një bluzë, para se të vishej me një fustan të kuq mahnitës për kopertinën.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, Rita tha për lidhjen me Taikan: “Ne u bëmë miq vërtet të mirë për rreth katër vjet dhe më pas vendosëm t’i zgjidhim të gjitha dhe të martohemi”.

“Nuk kisha pasur kurrë një miqësi të drejtpërdrejtë me dikë fillimisht para se të përfundoja me të. Sinqerisht mendoj se ishte mënyra më e mirë për ta njohur dikë”.

Mënyra e saktë se si u takuan Rita dhe Taika nuk është e qartë, por ajo që është, është se ka kaluar shumë kohë para se të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Drejtori i “Thor” i tha Louis Therous se ata në fakt u njohën përmes yllit të “Twilight”, Robert Pattinson. Thashethemet se dyshja ishin në lidhje u ndezën kur këngëtarja postoi një imazh të tyre në rrjete sociale në vitin 2021.

Të njëjtit u shfaqën me unaza martese më 8 gusht të vitit 2022, duke i bërë njerëzit të mendonin se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.Biondja me origjinë nga Kosova zbuloi se ishte një ceremoni e vogël, që në fakt i referohej: motrës së Ritës, Elenës dhe dy vajzave të Taikas nga martesa e tij e parë.