Remi: Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK, në qeveri po u bën dëme veteranëve

LAJMEKOSOVE

9/6/20231 min read

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi”, ka folur edhe për kryeministrin Albin Kurti, duke thëë se Kurti ka qenë bashkëlufëtar i tij në UÇK.

Remi ka thënë se çdo bashkëpunëtor i Adem Demaçit është edhe veteran, duke e përfshirë edhe Kurtin.

”Lufta ka ndryshuar, zona e Llapit ka qenë ndryshe, ka qenë me sistem. Sektorët e stafit të përgjithshëm kanë kriju veteran, jo domosdo me pushkë me dorë. Secili njeri që ka punu në zyrën e Adem Demaçit është veteran”, ka thënë ai.

Por Remi e ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj veteranëve, duke thënë se Qeveria e tij ka krijuar distancë ndaj veteranit të UÇK-së.

”Edhe sot po ju them që Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar me ka shty me bë këtë çështje për me ofru më shumë qasjen e tij, e kam dit që vendit i duhet angazhim për të qenë afër me njëri tjetrin, për mos me kriju distanca, shihet që Qeveria ka kriju distanca me ushtarin e UÇK-së”, ka thënë ai në Pressing të T7.