Reagimi i Qendres se Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë pas rritjes se tarifave të shërbimeve

LAJMEKOSOVE

8/12/20231 min read

Qeverisja e Muharremajt shëndetin e qytetarëve e konsideron lluks

QKMF në Therandë kundërligjshëm rrit tarifat për shërbime shëndetësore primare

Pa u mbështetur në ndonjë rregullore apo ligj por përmes një urdhëri në Viber, zyrtarët përgjegjës të QKMF-së në Therandë me urdhër të kryetarit urdhërojnë stafin e QKMF që t'i rrisin tarifat për shërbimet "Dhënia e Infuzonit" dhe "Trajtimi ditore me infuzon në institucionin shëndetësor" të cilat i konsideron si dy shërbime të ndryshme dhe se njëra paguhet 1,50 euro kurse tjetra 1,00 euro me dy fatura ndaras. Rritja e tarifave është në kundërshtim të plotë me udhëzimet administrative Nr08/2017 dhe Nr04/2020.

Për të bërë këtë keqpërdorim, stafi mësohet edhe se si të veprojë përmes urdhërit, duke e pajisur secilin pacient me nga dy fatura.

Edhe më e rëndë se rritja e çmimit është fakti se qytetari që ka nevoj për trajtim në QKMF nuk trajtohet si pacient por si KLIENT, kjo dëshmohet nga komunikimi në Viber.

Kjo është Qeverisja Muharremaj që e ka instaluar analfabetizmin dhe hajnin në krye të QKMF-së