Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Rufc të Lipjanit

LAJMEKOSOVE

7/28/20231 min read

Një ngjarja tragjike ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.

Ku jane raportuar se janë gjetur të vdekur tre persona, një burrë, një grua dhe djali i tyre.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj, tha për Klankosova.tv se dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje.

Ulaj tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet që rasti të zbardhet.

Ajo theksoi se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj për Informohu Press

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, theksoi ajo.