Premtimi i Baliut për zonën e Damperit një mashtrim

LAJMEKOSOVE

7/27/20231 min read

Premtimi i Baliut për zonën e Damperit, vërteton paralajmërimet tona se ka qenë premtim elektoral vetëm për të mashtruar qytetarët për mbledhjen e votave.

Nuk mundet askush të premtojë asgjë për prona të cilat nuk i ka në pronësi.

Një thënie popullore "bujrum n'odë t'migjës" sqaron më së miri këtë gjë.

Shumë biznese e shumë qytetarë janë manipuluar me mashtrime elektorale të kryetarit aktual të Komunës.

Tani kur jepet lajmi për fatin e kësaj prone që kalon në shfrytëzim të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës , del dhe thotë spo më lejon qeveria prandaj plani dështoi. Natyrisht që çdo plan dështon kur planifikohet me qëllime mashtruese. Por në këtë rast ai që goditet më së shumti është interesi qytetar.

Prandaj ftoj qytetarët që të distancohen nga premtimet mashtruese duke krijuar model të keq qeverisës të cilin qyetarët punëtorë të Komunës sonë nuk e meritojnë!

Ardian Shala, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Suharekë