Pochettino insiston që Gallagher është në planet e tij

SPORT

7/27/20231 min read

Trajneri i ri i Chelseas, Mauricio Pochettino, ka insistuar që Conor Gallagher është pjesë e planeve të tij.

“Na duhet t’i shtojmë disa lojtarë në mesfushë”, ka thënë Pochettino.

“Kjo është ideja. Ne po punojmë, klubi po punon në këtë drejtim. Për momentin po punojmë për ta përforcuar atë zonë dhe zonat tjera po ashtu”.

“Lojtarët që janë këtu në turne janë pjesë e planit tonë”.

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë Pochettino i pyetur për Gallagherin.

“Tani jam I lumtur me të dhe me performancën e tij mirëpo i ka edhe dy vjet në kontratën e tij”.

“Jam i lumtur me të dhe me performancën e tij. Për momentin nuk kam asgjë për të thënë”.