“Përpara Kosovë!”, Kurti motivon Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit

LAJMEKOSOVESPORT

9/6/20231 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot kampin e Kombëtares së Kosovës derisa i ka motivuar futbollistët që të ia dalin sa më mirë në dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kosova ndeshjen e parë do të luan me datën 9 kundër Zvicrës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, derisa ndeshjen me Rumaninë e luan pas një jave si mysafirë.

Kurti ka motivuar djemtë që të bëjnë hapa përpara për kualifikim në kampionatin europian që këtë herë do të mbahet në Gjermani, derisa ka bërë thirrje që të mbështeten pa kushte.“Skuadra jonë është para ndeshjeve ndaj Zvicrës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024. Me shumë përkushtim e vendosmëri, në kërkim të fitores së parë, djelmoshat tanë po përgatiten për dy përballje jo të lehta në këto kualifikime. Le të besojmë e urojmë që me këto ndeshje do të fillojë ngjitja e Kosovës në tabelën e këtij grupi. Le t’i mbështesim pa kushte djemtë tanë”.