Paris Saint-Germain arrin marrëveshje totale më pasuesin e Neymarit

SPORT

8/19/20231 min read

Paris Saint-Germain thuhet se është gati të nënshkruajë me Randal Kolo Muani nga Eintracht Frankfurt pasi arriti “marrëveshje totale” me sulmuesin francez.

Sipas Footmercato, kampionët e Ligue 1 kanë shënjestruar sulmuesin e Eintracht Frankfurt pasi Neymar u largua drejt Al-Hilal, në një marrëveshje që do ta shoh brazilianin të fitojë 150 milionë euro në vit.

PSG ka nënshkruar tashmë me Ousmane Dembele, Goncalo Ramos dhe Marco Asensio në sulm këtë verë dhe ende dëshiron të shtojë më shumë fuqi për të rritur thellësinë e skuadrës.

Ata kanë rënë dakord për kushtet personale me Kolo Muanin, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me parisienët.Më herët ishte raportuar se Eintracht Frankfurt kërkon 100 milionë euro për sulmuesin pasi ai shënoi 23 gola dhe dha 14 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me Kolo Muanin, mbetet për t’u parë nëse PSG është gati të përmbushë çmimin prej 100 milionë eurosh të Frankfurtit apo do të jetë ndonjë marrëveshje më e lirë.