OSBE: Të gatshëm të ofrojmë këshilla për udhëzimin administrativ të MAPL për zgjedhjet në veri

LAJMEKOSOVE

8/16/20231 min read

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë së është i gatshëm që ta këshillojë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në procesin e hartimit të udhëzimit administrativ për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës.

Misioni tha këtë gatishmëri e ka në përputhje me mandatin e tij dhe në përgjigje të çdo ftese nga ministria.

“Misioni i OSBE-së mori njoftimin para dy javësh të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për krijimin e Grupit Punues për hartimin e “Udhëzimit administrativ për përcaktimin e procedurave për nismat qytetare për shkarkimin e kryetarëve të komunave”. Misioni në Kosovë është i gatshëm të ofrojë këshilla në këtë fushë në përgjigje të çdo ftese nga Ministria dhe në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në përgjigje për RTV 21.Tutje në përgjigje, OSBE-ja tha se Misioni nuk ka ndihmuar drejtpërdrejt për institucionet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve, gjë që sipas tyre, “pasqyron kapacitetin dhe kompetencën e shtuar të institucioneve të Kosovës që punojnë në këtë fushë”.

“Që nga viti 2017, OSBE-ja nuk ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për institucionet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo pasqyron kapacitetin dhe kompetencën e shtuar të institucioneve të Kosovës që punojnë në këtë fushë, duke përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe mbështetjen e qëndrueshme nga Misioni i OSBE-së në Kosovë gjatë shumë viteve. Që nga viti 2017, Misioni ka ndihmuar institucionet e Kosovës përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve me këshilla dhe mbështetje për reformën zgjedhore, si dhe me mbështetje teknike dhe trajnime”, thuhet në përgjigje.