Organizoi pritë për policinë në Dakotën e Veriut, i dyshuari vret një zyrtar policor dhe dy tjerë i plagos – e pëson edhe vet

LAJMEBOTË

8/20/20231 min read

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Dakotën e Veriut, kanë regjistruar konfrontimin fatal mes zyrtarëve policisë dhe një personi nga Siria.Gjithçka filloi kur policët po i afroheshin 37-vjeçarit Mohamat Barakat, i cili kishte organizuar pritë për ta dhe sapo u shfaqën filloi të shtie mbi ta me armë të gjatë.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë polici Jake Wallin dhe tre persona tjerë u plagosën, përfshirë policët Andrew Dotas dhe Tyler Hawes.

Gjithashtu e plagosur mbeti kalimtarja e rastit Karlee Koswick, që tentoi të largohet nga vendi ku po ndodhnin të shtënat.

Megjithatë polici Zach Robinson arriti fillimisht ta plagosë të dyshuarin dhe derisa iu afrua e urdhëronte që ta hedhë në tokë armën, por ai nuk iu bind dhe kështu u qëllua për vdekje i dyshuari.