Operacioni “Goditja”, arrestohen 11 persona në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion

KOSOVELAJME

8/11/20231 min read

Policia e Kosovës është duke vazhduar me realizimin e aksionit “Goditja”.

Në rajonin e Pejës, brenda tri ditëve në terren Policia ka realizuar disa kontrolla policore, ku nga këto aksione kanë arrestuar 11 persona si dhe kanë sekuestruar armë e municon, transmeton Telegrafi.

“Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja”nga data 08.08.2023, po vazhdon me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan. Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё janё realizuar:

• Janё realizuar 125 patrulla policore
• Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
• Janё kontrolluar 644 vetura
• Janё legjitimuar 480 persona
• Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
• Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
• Janё arrestuar 11 persona
• Janё sekuestruar 47 copё municion
• Janё sekuestruar 5 armë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

Në kuadër të operacionit “Goditja”, Policia ka sekuestruar disa thika, substanca narkotike dhe armë në Prishtinë dhe Gjilan.