“O zemër, si jeni”, Rita Ora përqafon dhe i flet shqip konkurrentes nga Kosova në ”The Voice Australia”

MAGAZINA

8/16/20231 min read

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, është fasionuar me të kuptuar se njëra prej konkurrenteve në audicionin e ”The Voice Australia”, është po nga Kosova.

Kur 16-vjeçarja, Sihana Haxhnikaj nga Sydney, bëri prezantimin e saj pas interpretimit të ”Nothing breaks like a heart”, përballë të pranishmëve Rita Ora i flet me kureshtje, se emri i saj i dukej i ‘njohur’, meqë vjen nga po i njëjti vend.

Ndaj edhe i reagon duke iu drejtuar konkurrentes dhe familjes së saj me: ”Ou zemër, si jeni, mirëmbrama!”.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë: