Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e rezervave shtetërore

LAJMEKOSOVE

8/19/20231 min read

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim tre të dyshuarve në rastin e rezervave shtetërore.

Të dyshuarit e arrestuar të premten ndaj të cilëve u caktuan 30 ditë paraburgim janë dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti, raportojnë mediat.Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.