Musah e do vetëm Milanin

SPORT

7/27/20231 min read

Vendimi i Yunus Musah është i qartë, ai e do vetëm transferimin tek Milan, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Mesfushori amerikan ka arritur marrëveshje personale me klubin italian muajin e kaluar, duke ia bërë me dije Valencias se dëshiron të largohet këtë verë në Serie A.

Megjithatë spanjollët nuk kanë pranuar ofertat e deritanishme të Milan për 20 vjeçarin, i cili ishte pjesë e akademisë së Arsenal, ndërsa në vitin 2019 ishte transferuar në Valencia.