“Mos incizo, se me ardhë aty t’mys”, sulme e kërcënime ndaj mediave që përcollën aksionin e KRU Prishtina në Shtime

KOSOVELAJME

8/16/20231 min read

Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Siç bën të ditur AGK, është sulmuar fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit.

Krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet.Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos incizo, se me ardh aty t’mys”.

AGK thotë se kërcënime dhe sulme të tilla janë të papranushme dhe policia e Kosovës duhet të marrë masat e duhura ndaj atyre.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet”, thuhet në reagimin e AGK.