Melihate Tërmkolli: Vështirë që Vetëvendosje arrinë edhe një herë 50%

LAJMEKOSOVE

9/8/20231 min read

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli është shprehur e bindur se në zgjedhjet e ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të arrijë që t’i fitojë 50%.

Sipas saj, vendi ynë s’ka opozitë, por pavarëisht kësaj partia e Albin Kurtit nuk do t’i marrë 50% të votave.

“Vështirë që VV e arrinë edhe një herë 50%. Në asnjë variant, sepse ka shumëçka që nuk shkon…Nuk mendoj që është e besueshme 50%, anipse ky vend është pa opozitë. E keqja më e madhe është që ky vend është pa opozitë”, tha Tërmkolli në Pressing të T7.“Vetëvendosje është vështirë, është tëpër vështirë që e mbërrin 50%”, shtoi jo.