Mehaj u nderua me urdhrin ushtarak “Kryqi i nderit në ar”, Kurti falënderon ambasadorin gjerman

LAJMEKOSOVE

8/11/20231 min read

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është nderuar me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë.

Me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në ceremoninë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

E për këtë ka shkruar sot kryeministri Albin Kurti.

“Kënaqësi të jem pjesë e një ceremonie ku ministri ynë në largim i Mbrojtjes, Armend Mehaj u dekorua me Kryqin e Nderit në Ar të Forcave të Armatosura Federale Gjermane… Falënderoj ministrin Mehaj për kontributin kaq të madh dhe falënderoj ambasadorin gjerman, Rohde për mirënjohjen”, tha ai.