Mbi 1 milionë e 300 mijë euro të keqpërdorura dhe të keqmenaxhuara nga Qeveria Komunale në Suharekë!

Blog post description.

LAJMEKOSOVE

7/28/20231 min read

Mbi 1 milionë e 300 mijë euro të keqpërdorura dhe të keqmenaxhuara nga Qeveria Komunale në Suharekë!

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Therandë, ka ngitur gjithmonë shqetësimet e saj për keqpërdorimet e shumta nga ana e pushtetit Komunal në Suharekë.

Pohimet tona lidhur me këtë çështje gjithmonë janë vërtetuar edhe nga institucionet përkatëse shtetërore.Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin e saj për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022, ka gjetur shumë parregullsi e keqpërdorime të buxhetit komunal, i cili mblidhet nga taksat e qytetarëve të vendit.

Ndër parregullsitë e shumta veçojmë:

B2- mos raportimi me kohë mbi koston e subvencioneve në shumë 25,000 euro

A1-Pagesa e projekteve nga buxheti i projekteve tjera

A2-Mos realizimi i projekteve kapitale sipas planit dinamik

A3- Pagesat përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore në shumë prej 972,282 euro

A4- Në tetë raste të pagesave në shumë totale prej 283,087 euro, është pranuar fatura para urdhërblerjes dhe zotimit të mjeteve;

A5- Mungesa e dëshmive për realizimin e punëve shtesë në vlerë prej 11 488 euro

A6- Tejkalimi i kontratës publike kornizë në shumë prej 25,152 euro

C2-Mos rexhistrimi i plotë i pasurive jokapitale në shumë totale prej 27,729 euro dhe mos raportimi i komisionit për inventarizim.

Shuma totale e mjeteve të keqpërdorura dhe keqmenaxhuara gjatë vitit 2022, nga qeveria Komunale në Suharekë është 1,344,738 euro.