Lihen në burg tre të arrestuarit për sherrin masiv në Prishtinë, publikohen pamjet e vrasjes në lokal

KOSOVELAJME

8/7/20231 min read

Tre të dyshuar për incidentin e rëndë në një nga lokalet e Prishtinës ku humbi jetën një person dhe u lënduan 21 të tjerë, janë në paraburgim për një muaj nga gjykata.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar masës që u caktua ndaj tre të dyshuarve.

Ndërkohë, një media kosovare ka siguruar momentin e vrasjes brenda në lokal, shoqëruar mes kaos dhe dhunë nga persona të tjerë.

Njëri nga të dyshuarit kërkohet edhe nga FBI-ja. I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh. Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.

Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje. Viktimë mbeti 39-vjeçari Kastriot Ramadani, ish-ushtar i TMK-së, ndërsa u plagosën 21 persona, disa me armë zjarri e të tjerë me sendet dhe xhamat e thyer.