LDK-dega në Suharekë, ka reaguar për arrestimet e dy zyrtarëve komunalë.

LAJMEKOSOVE

8/22/20231 min read

LDK-dega në Suharekë, ka reaguar për arrestimet e dy zyrtarëve komunalë.

Në llogarinë e saj në Facebook kjo degë pohon se shumë kohë më parë ka gjetur shkelje e keqpërdorime nga qeveria lokale e AAK-së, për të cilat i kishte njoftuar mediet dhe organet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Therandë, mirëpret fillimin e ndërmarrjes së masave ligjore ndaj shkeljeve të njëpasnjëshme, nga qeveria komunale në Therandë.

Dega jonë në Therandë, poashtu edhe Asambleistët e LDK-së, kanë raportuar me vite të tëra, madje shumë kohë para "Insajderit", për shkeljet ligjore të qeverisjes aktuale komunale të AAK-së, si gjatë mandatit të parë ashtu edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës.

Andaj ftojmë organet e drejtësisë që të kërkojnë në faqen tonë zyrtare LDK-Suharekë, aty do t'i gjejnë të publikuara dhe argumentuara shumicën e shkeljeve dhe manipulimeve financiare të qeverisë Muharremaj.

Në po të njejtën faqe ne Facebook, keni njoftuat si mediet ashtu edhe organet kompetente për këto shkelje e keqpërdorime financiare.

LDK në Therandë beson se fajtori i vërtetë është kryetari Muharremaj dhe inkurajon organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për gjetjen e FAJTORIT TË VËRTETË për të gjitha shkeljet dhe keqpërdorimet financiare në Komunën tonë.