Kryeziu: Bëmë maksimumin ndaj një ekipi të mirë

SPORT

7/27/20231 min read

Almir Kryeziu, i cili realizoi një nga golat e fitores së Ballkanit ndaj Larnes, potencoi se mund të bënin më shumë.

Kryeziu, theksoi se është i kënaqur me angazhimin e ekipit,

“Bëmë maksimumin ndaj një ekipi të mirë, mundëm të bënim më shumë, por nuk ishte rezultat i dobët. Jam i kënaqur me veten, e kemi pasur posedimin e topit, jam i kënaqur me ekipin”, u shpreh Kryeziu.