Konjufca dërgoi në Komisionin e VeneciasProjektligjin për KPK-në, Kuvendi jep detaje

LAJMEKOSOVE

7/30/20231 min read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

I njëjti është proceduar në Kuvend ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, siç është bërë e ditur sot nga Kuvendi, Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më parë.

Si shtet anëtar i Komisionit të Venecias, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.