Kombëtarja e Shqipërisë ateron në Pragë, synon rezultat sa më pozitiv

SPORT

9/7/20231 min read

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Pragë të Republikës së Çekisë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar video teksa futbollistët dhe stafi “kuqezi” kanë zbarkuar në Pragë.

Shqipëria të enjten nga ora 20:45 takohet me Çekinë.Tre ditë më pas e pret Poloninë në “Air Albania” të Tiranës.

Shqipëria e drejtuar nga përzgjedhësi Sylvinho synon kualifikimin në Evropian.

Pas tre ndeshjeve të para i ka tubuara gjashtë pikë. Grupin e udhëheq Çekia me shatë sosh.