Këtu mund të aplikoni online për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente dhe ngrohjes së ujit me solarë

LAJMEKOSOVE

8/18/20232 min read

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Masat e efiçencës u prezantuan sot nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.“Vlera e subvencionimit për një pajisje makinë rrobalarëse është 200.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një pajisje është 300.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 400.00 €”, u tha në komunikatën e ME-së.

Ndërkaq, vlera e subvencionimit për një pajisje makinë enëlarëse është 150.00 euro. “Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 250.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 €”, tha më tej ME-ja.

Tutje, vlera e subvencionimit për një pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100.00 euro. “Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 150.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 200.00 €”, u tha në këtë komunikatë.

Për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtërishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar – instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar – do të subvencionohet vetëm një sistem diellor për ngrohjen e ujit sanitar për një shtëpi dhe sistemi duhet të blihet i ri.

“Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar subvencionohet dyzet për qind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe jo më shumë se 1000.00 €”, ka thënë ministria.Për të dy thirrjet të drejtë aplikimi kanë të gjithë konsumatorët familjarë, konsumi mujor i energjisë elektrike i të cilëve nuk është më i vogël se 250 kWh/muaj në të paktën dhjetë (10) muaj brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit.

Aplikimi për subvencionim bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Aplikimi për pajisje shtëpiake efiçiente mund të bëhet në https://ekosova.rks-gov.n

Informatat e plota mund t’i gjeni në linqet:

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/08/1-Thirrje-publike-nenmasa-B-KF-17.08.2023-final.pdf

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/08/2-Thirrje-publike-nenmasa-C-KF-17.08.2023-final.pdf