Hera e dytë brenda pak javësh, digjet sërish Kurani në Suedi

KOSOVELAJME

8/15/20231 min read

Një kopje e Kuranit është djegur në kryeqytetin e Suedisë.

Si raporton Al Jazeera dy burra shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe dogjën disa nga faqet e tij përpara Pallatit Mbretëror në mes të një pranie të madhe policie.

Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës, në Mynttorget, një shesh qendror i rrethuar nga ndërtesat qeveritare dhe pallati.

Atyre të cilëve u është dhënë leja për të djegur Kuranin u ndahet një hapësirë ​​prej një ore, pas së cilës policia i shpërndan ata dhe i lejon njerëzit të mbledhin çdo mbetje të librit të shenjtë të përdhosur.