Hapet formulari për regjistrimin e pensionistëve të larguar me dhunë nga puna në vitet e 90-ta

LAJMEKOSOVE

8/16/20231 min read

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, se do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Sipas Muratit pensionistët duhet që brenda këtij muaji të regjistrohen në një formular online, e pastaj ata do të ftohen më radhë nga zyrat e pensionistëve për paraqitje të aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, ka shkruar Murati.

Në fund të korrikut Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimit e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili ua njeh pensionin kontributdhënës mijëra pensionistëve.

Ky është formulari