Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Pejë, Policia gjen në vendngjarje armë e fishekë

KOSOVELAJME

8/11/20231 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pa banuar në Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.