Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në banesën e tij në Prizren

7/30/20231 min read

Një person i moshës 7-vjeçare është gjetur i vdekur në Prizren, saktësisht në rrugën “Hamit Thaqi”.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.Bytyqi ka njoftuar se fillimisht kishin marrë informacione se 70-vjeçari gjendet në banesën e tij dhe nuk po përgjigjet në telefon.Më pas ai ka bërë të ditur se viktima kishte probleme shëndetësor dhe më të arritur tek banesa janë detyruar ta hapin me forcë derën, ku edhe është gjetur pa shenja jetën.

Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren, një person i moshës 70-vjeçare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë. Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune.” - ka thënë Bytyqi.