Eurodeputeti gjerman: Borrell i njëanshëm, përkëdhel Serbinë – sanksionon Kosovën

LAJMEBOTËKOSOVE

8/12/20231 min read

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, dhe duke e akuzuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar eurodeputeti gjerman Bütikofer, duke akuzuar Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë.

“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer, në platformën X (ish Twitter), transmeton Informohu Press