Erdogan njofton ndryshime të reja në Kushtetutën turke

BOTËLAJME

8/8/20231 min read

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur këtë të hënë në Ankara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kujtoi se ndryshimet e reja në Kushtetutë ishin një nga prioritetet e qeverisë së re të zgjedhur majin e kaluar.

Kushtetuta aktuale turke, e hartuar pas grushtit të shtetit të vitit 1980, deri më tani ka pësuar disa ndryshime.“Me hapjen e Asamblesë sonë Kombëtare do të përmbushim premtimet që i kemi bërë kombit tonë, veçanërisht për shaminë dhe mbrojtjen e familjes. Në 100-vjetorin e demokracisë sonë, ne duam të shpëtojmë Republikën turke nga kushtetuta e grushtit të shtetit dhe ta kombinojmë atë me një kushtetutë politike”, tha presidenti turk.

Lidhur me ecurinë e ekonomisë, ai tha se zëvendëskryeministri Cevdet Yilmaz ka informuar kabinetin për planin afatmesëm, i cili është një udhërrëfyes për qeverinë turke./abcnews.al