Ekskluzive/ Momenti i vrasjes dhe plagosjeve të disa personave në lokalin në Prishtinë, pamje te ndjeshme

LAJMEKOSOVE

8/6/20231 min read

Në orët e vona të së premtes Prishtina është tronditur nga vrasja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve në një lokal në qendër të kryeqytetit.Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente.

Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti tragjik. Pamjet janë të ndjeshme dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.