Edi Rama dhe Noizy ndjekin bashkë ndeshjen Partizani-Roma

LAJMEKOSOVEMAGAZINA

8/13/20231 min read

Ndeshja miqësore midis Partizanit dhe Romës po ndiqet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama në shkallët e stadiumit Arena Kombëtare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama është shfaqur bashkë me këngëtarin e njohur Noizy, duke bërë të dy me duar shenjën e shqiponjës.

Rama ka shkruar vetëm një frazë: Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë, shumë zhurmë”,- duke ju referuar një kënge tashmë të njohur.

Kujtojmë se më herë ishte vetë Rama i cili përmes një postimi në facebook njoftoi miqësoren mes Romës dhe Partizanit në 12 gusht në Tiranë, ku po ashtu tha se nuk do të mungojë as performanca e reperit Noizy.