E dhimbshme/ Vdes 8-vjeçari pasi u godit nga dyert e oborrit në Suharekë, motra e tij në gjendje të rëndë

KOSOVELAJME

8/7/20231 min read

Një fëmijë i moshës tetëvjeçare ka vdekur pasi e kanë zënë dyert e oborrit, derisa motra e tij gjashtëvjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se tetëvjeçari ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq gjashtëvjeçarja është dërguar në QKUK.

“Reth orës 15:20 është raportuar që në fshatin Vraniq të Suharekës, dy fëmijë njëri tetëvjeçar dhe njëra gjashtëvjeçare i kanë zënë dyert e oborrit. Ata janë dërguar në Emergjencën e Suharekës, por menjëherë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është konstatuar se 8-vjeçari ka vdekur. Ndërkaq, vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Shaqirit.