E dhimbshme, mërgimtari nga Obiliqi vdes në aksident trafiku duke ardhur në Kosovë

LAJMEKOSOVE

7/31/20231 min read

Klubi FC Kosova Regensburg, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtarit Xhedet Berisha, i cili është aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë.Në telegram ngushëllimi, thuhet se Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Tutje, thuhet se kjo është humbje e madhe për familjen, por edhe mërgatën shqiptare.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën. Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve” thuhet në njoftim.