Debati për një apartament i mori jetën, detaje nga vrasja e sotme në Vlorë

LAJME

8/7/20231 min read

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti ka mbetur pa jetë një 55-vjeçar.

Armando Meshau 55 vjeç ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambient e internetit.

Sipas burimeve debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që s’ke për ta marre apartamentin me fjale banale.

Pas debatit, personi tjetër e ka qëlluat Meshaun dy here me grusht, në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.