Dardanët pësojnë nga Danimarka

SPORTLAJME

7/27/20231 min read

Kosova është mundur nga Danimarka me rezultat 82:75 (27:16, 17:27, 25:22, 13:10), në një ndeshje ku fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit me një seri prej 13:0, ndërsa më pas kishin epërsi në 14 pikë, 22:8, kurse me tre treshe radhazi nga Musab Mala, Dardanët rikthehen duke afruar shifrat në 27:16. Në periudhën e dytë, danezët sërish u shkëputën në 39:21, por kësaj radhe, Dardan Berisha kundërpërgjigjet, me një super ndeshje, kurse në fund të pjesës së parë, Dardanët ngushtuan shifrat në 44:43.

Në fillim të periodës së tretë, Kosova kaloi për herë të parë në epërsi 51:53.

Ndeshje e baraspeshuar u zhvillua në këtë pjesë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 69:65. Kosova ishte e kufizuar me largimin e dy qendra Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti me pesë gabime personale, por luftuan deri në fund, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 82:75.

Te Kosova u dalluan Dominic Artis me 23 pikë, Dardan Berisha me 13, Erjon Kasatri me dhjetë e Drilon Hajrizi me nëntë.

Kosova ka një fitore e një humbje, ndërsa danezët dy fitore në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Ndeshja e ardhshme për Dardanët është kundër Zvicrës, më 29 korrik në Fribourg