Çfarë paralajmëron veshi për shëndetin

SHËNDETËSI

9/8/20234 min read

Veshët mund të të japin sinjal se ka diçka që nuk po shkon mirë me organizimin tënd.

“The Sun” ka renditur paralajmërimet që merrni nga veshët për problemet që mund të keni brenda organizimit.

Sëmundjet e zemrës

Nëse jeni nën 60 vjeç dhe keni një rrudhë diagonale në laprën e veshit, mund të jeni në rrezik më të madh të sëmundjeve koronare të zemrës (CAD).

Paralajmërimi i pazakontë, i quajtur shenja e Frankut, është parë te personalitetet si Steven Spielberg dhe George W. Bush.

Nuk ka një lidhje definitive mes rrudhës në lapër të veshit dhe sulmeve në zemër, por mjekët mendojnë se është i njëjtë procesi që i shkakton të dyja gjërat.

Një teori sugjeron se një rrudhë në lapër lidhet me humbjen e elasticitetit dhe fibrave elastike në lëkurë, i njëjti proces që dëmton enët e gjakut në CAD.

CAD nuk mund të kurohet, por trajtimi mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave dhe reduktimin e shanseve për probleme të tilla si sulmet në zemër.

Mjekët megjithatë thonë se nuk ka vend për panik.

Më shpesh, rrdha e veshëve mund të jetë rezultat se flini në pozitë të çuditshme.

Por, nëse keni probleme me dhimbje gjoksi apo vështirësi me frymëmarrje, atëherë kontrollohuni te mjeku.

Tensioni i lartë i gjakut

Vuajtja nga ushtimat e veshëve mund të tregojë probleme të tensionit të gjakut. Kjo nëse nuk keni ardhur në shtëpi nga ndonjë festival i muzikës.

Problemi i zakonshëm i dëgjimit zakonisht nuk është shenjë e ndonjë gjëje serioze dhe mund të përmirësohet vetëvetiu.

Te njerëzit me tension të lartë të gjakut, ushtima është një ankesë e raportuar zakonisht.

Tensioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension, është kur presioni në enët tuaja të gjakut është jashtëzakonisht i lartë. Mund të jetë serioze nëse nuk trajtohet.

Hulumtimet e publikuara në NCBI zbuluan se 44 për qind e njerëzve me ushtimë kishin gjithashtu hipertension.

Lidhja mes këtyre dy gjendjeve ka të bëjë me rrjetin delikat të enëve në sistemin tuaj të dëgjimit.

Një studim në Brazil ka treguar se ushtima, e cila tingëllon si një tingull rrahjeje, pulsim ose pompimi, mund të lidhet me tensionin e gjakut.

Mjekët këshillojnë se nëse vazhdimisht keni ushtimë në veshë atëherë duhet ta vizitoni mjekun.

Infeksioni mykotik

Nëse ju kruhen veshët atëherë mund të jetë shenjë për praninë e një infeksioni mykotik.

Kërpudhat (zakonisht Aspergillus dhe Candida) rriten dhe përhapen në kanalin e veshit.

Kur Aspergillus shkakton një infeksion fungal të veshit, mund të shihni pika të verdha ose të zeza dhe njolla të bardha të turbullta në kanali të veshit.

Nëse Candida është fajtore, mund të shihni një shkarkim të bardhë të trashë dhe kremoz që vjen nga veshi juaj.

Simptoma të tjera përfshijnë dhembjen e veshit, lëkurën e thyer rreth kanalit të veshit, dhembje koke dhe humbjen e dëgjimit.

Mjakët thonë se infeksionet fungale apo mykotike të veshit nuk largohen pa trajtim.

Kanceri i gjirit

Është normale dhe e dobishme të kemi një sasi të dyllit në vesh.

Dylli pengon insektet dhe papastërtitë të hyjnë në kanalet e veshit.

Por dylli i veshit me një teksturë të lagësht dhe ngjitëse nuk është normal.

Disa studime sugjerojnë se dylli i lagur mund të jetë shenjë e një mutacioni në gjenin ABCC11, gjë që mund të rrisë shanset tuaja për të zhvilluar kancerin e gjirit.

Simptomat më të zakonshme të vetë kancerit të gjirit janë një gungë në gji, një ndryshim në formën e gjirit, një skuqje ose një ndryshim në pamjen e thithkës.

Mjekët këshillojnë se është e rëndësishme të kujtojmë se të kesh dyll veshi të lagur s’do të thotë se një grua do të diagnostikohet me kancer të gjirit.

Studimi sugjeron se është vetëm një faktor që rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Por nëse dylli i veshit është i bezdisshëm, mund të provoni të blini disa pika veshi nga një farmaci.

Sindromi i veshëve të skuqur

Veshët mund t’ju skuqen kur kaloni shumë kohë në diell apo kur ndiheni të turpëruar. Por, një shenjë tjetër është se vuani nga sindromi i veshëve të skuqur (RES).

RES është një gjendje e rrallë që bën që laprat të skuqen dhe të dhembin.

Por për disa njerëz dhimbja mund të jetë e mprehtë dhe e fortë.

Ajo mund të përhapet edhe nga laprat tuaja në faqe, nofull ose pjesën e prapme të kokës.

Sulmet e gjendjes zakonisht zgjasin nga 30 deri në 60 minuta.

Ekspertët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton RES, por nuk besohet të jetë serioze.

Mjakët këshillojnë se nëse simptomat tuaja janë të shpeshta ose të dhimbshme, ose nëse nuk mund të dëgjoni siç duhet me njërin vesh, atëherë duhet të kërkoni këshilla mjekësore.

Sëmundja e veshkave

Veshët që kanë disa mbetje lëkure, rritje të vogla, si ndonjë lythë, mund të tregojnë praninë e sëmundjeve të veshkave.

Një studim nga “British Medical Journal” sugjeroi se kështu është veçanërisht rasti për foshnjat e sapolindura.

Shkencëtarët kanë sugjeruar se kjo është për shkak se zhvillimi i traktit renal në veshkë dhe te veshët ndodh në të njëjtën kohë ndërsa beba është ende në mitër.

Prandaj, çdo lloj shqetësimi ose fatkeqësie gjatë kësaj kohe mund të çojë në gjendje si veshkat ashtu edhe veshët të jenë anormalë në një farë mënyre.

Mjekët thonë se duhet ta çoni beben te mjeku menjëherë nëse ata kanë edhe ndonjë shenjë tjetër të sëmundjes së veshkave.