Arrestohen pesë persona për spiunazh në Britani të Madhe

LAJMEBOTË

8/15/20231 min read

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar për spiunazh sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare, ka thënë Policia Metropolitane.

Tre nga pesë të arrestuarit në muajin shkurt u akuzuan për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit, sipas seksionit 4 të Aktit të Dokumenteve të Identitetit 2010.

Të tre të akuzuarit janë paraburgosur dhe më pas do të paraqiten në Old Bailey, raporton skynews.

Burri 31-vjeçar, Biser Dzambazov dhe gruaja 29-vjeçare, Katrin Ivanova janë liruar me kusht nga policia.

Individët kishin në zotërim rreth 19 pasaporta, patentë drejtimi, karta identiteti dhe leje qëndrimi nga shumë vende, përfshirë Francën, Italinë, Bullgarinë, Spanjën, Britaninë, Greqinë, Kroacinë, Republikën Çeke dhe Slloveninë.

Hetimet po drejtohen nga komanda kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane.