Arrestohen dy zyrtarë të lartë të Komunës së Suharekës

LAJMEKOSOVE

8/22/20231 min read

Enver Shabani drejtor i Shërbimeve në Suharekë dhe Berat Kabashi zyrtar në drejtorinë e shërbimeve publike/menaxher i kontratës janë arrestuar sot nga policia.

Ky arrestim vjen pas raportimit të Insajderit. Të njëjtit dyshohen se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik.

Gazeta Insajderi kishte raportuar në prill se ishte hapur tenderi për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, ani pse për të njejtat rrugë ishte lidhur kontrata në vlerë prej 72 mijë eurove vitin e kaluar.