Arrestimi i asamblistit të LVV-së, PDK: Të nisin menjëherë hetimet për aferën “Droga”

LAJMEKOSOVE

8/15/20231 min read

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka kërkuar urgjentisht nga organet e rendit nisjen e hetimeve për siç tha aferën “Droga”, pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci

Retkoceri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se është jashtëzakonisht shqetësuese që Mujeci është caktuar aksionar në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që sipas informatave të Policisë së shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.

“Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike ‘Stacioni i Autobusëve’.

Sipas informatave të Policisë së shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike ‘Stacioni i Autobusëve’, ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm.