Afër 7 mijë pacientë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit për 6 muaj

LAJMESHËNDETËSI

7/30/20231 min read

Në Spitalin e Përgjithshëm te Gjilanit për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, kanë qenë të shtrirë 6 mijë e 615 pacientë, me gjithsej 25 mijë e 580 ditë shërimi.

Këto shifra i bëri të ditura, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, gjatë paraqitjes se raportit të punës, në mbledhjen e bordit drejtues, të mbajtur në Spitalin e Gjilanit.Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në mbledhje të bordit drejtues, kryesuesi, Naim Bardiqi, tha se indikacion kryesor i performancës së institucioneve shëndetësore është shfrytëzimi dhe performanca e stafit, përkatësisht burimeve njerëzore, përfshirë stafin mjekësor dhe atë jo mjekësorë.

” Indikatorët kyç është mbulueshmeria e shtretërve në përqindje, shfrytëzueshmerisë së kapaciteteve dhe shfrytëzueshmëria e pajisjeve mjekësore” theksoi ai.Në takim u diskutua performanca e secilit repart të Spitalit, me arsyeshmërinë e shfrytëzimit të kapaciteteve, me qëllim të ngritjes se performancës.

Nga drejtori i Spitalit, u kërkua të ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësim të performancës se reparteve dhe të Spitalit ne përgjithësi.

Në takim të bordit drejtues, raportin e punës e paraqiti edhe Afrim Cana, zëvendësues i drejtorit të Qendrës se Shëndetit Mendor dhe Shtëpive për Integrim, i cili tregoi për trajtimin dhe shërbimet që ofrojnë për klientët.

Anëtarët e bordit drejtues vizituan disa nga repartet e Spitalit.